
Edhe pse dita e djeshme eshte gdhire me reshje shiu dhe me ulje te temperaturave, nuk mund te themi se jemi futur ne stinen e vjeshtes.
Sipas parashikimeve te sinoptikaneve te institutit “Meteoalb”, edhe kjo jave do te jete me mot te kthjellet, temperatura kontakte dhe pa reshje.
Zonat me reshje lokale edhe me ulje te temperaturave do te jene ato maloret. Nderkohe qe Ultesira Perendimore, si dhe pjesa tjeter do te perfshihet nga mot i kthjellet.
Oret ne vijim priten te jene me mot te kthjellet dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te vendit, ndersa vranesira dhe rrebeshe shiu afatshkurter ne ekstremin verior. E shtuna dhe e diela do te jene me mot te kthjellet dhe kalime vranesirash te lehta ne bregdet dhe zonen e ulet, ndersa ne zonat malore, pergjate kufirit veri-verilindje si edhe juglindje te vendit do te kete shira te dobet e afatshkurter, kryesisht gjate pasdites dhe ne mbremje.
Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje te lehte ne vlerat e mengjesit, ndersa mesdita do te sjelle renie te temperaturave me 1 –2 grade. Temperaturat ne rang vendi do te jene 30 apo 31 grade. Sipas “Meteoalb”, era nuk do te jete problematike, do te vijoje te fryje e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesi maksimale deri 35 km/h, drejtimi i saj do te jete kryesisht veriperendimor per pasoje deti do te mbetet me dallge te uleta.
Top Channel