
Termeti qe goditi mesnaten e djeshme gjithe vendin eshte ndjere me nje fuqi deri ne 5.4 balle ne kryeqytet si dhe disa qytete te tjera te vendit. (UPDATE)
Pervec panikut te krijuar mes banoreve nuk ka patur asnje dem tjeter. Instituti i Sizmilogjise njoftoi se epiqendra e lekundjeve ishte fshati Gjorice ne qarkun e Dibres.
Aty lekundjet jane ndjere deri ne 7 balle dhe per pasoje shume shtepi jane demtuar rende ndersa disa jane beret e pabanueshme.
Ne komunen Luzni qindra banore kane vrapuar te dalin jashte per shkak se tavanet dhe muret e shtepive te tyre po shembeshin.
Ne komunen Shupenze demet duket se jane edhe me te medha. Ne kete komune askush nuk ka guxuar te rihyje ne banesen e tij nga frika e shembjeve. Shtepite e tyre jane demtuar dhe pasojat e lekundjeve te forta te tokes jane ndjere ne cdo banese.
Banoret jane mbledhur prane shtepive te tyre pa ditur se cdo te bejne me tej. Gjate nates jane ndjere me dhjetra lekundje te tjera me te vogla qe kane rritur ankthin.
Top Channel