Gjorice, 166 shtepi te demtuara

07/09/2009 19:40

166 shtepi te pabanueshme, 3 shkolla te demtuara dhe nje qender mjekesore e demtuar.

Eshte ky bilanci i demeve materiale te regjistruara ne fshatin Gjorice te qarkut te Peshkopise si pasoje e termetit qe pak para mesnates tronditi vendin.

Autoritetet vendore presin ndihmen e qeverise, nderkohe qe Drejtoria e Emergjencave Civile do te marre neser ne dore situaten.

Ne Shupenze nuk ka asnje shtepi qe te mos kete pesuar demtime, gje qe ka detyruar banoret ta kalojne naten jashte.

“Do ta kaloj naten bashke me familjen ne cader. Kemi frike nga moti, shiu po afron dhe koha po ftohet”, deklaron Bajram Meha.

Nderkohe, banoreve u ka ardhur ne ndihme edhe Kisha katolike e Burrelit, e cila ka dhuruar disa cadra.

“Na kane angazhuar per t’u ardhur ne ndihme banoreve. Kemi marre dy tenda dhe disa batanije”, ka deklaruar perfaqesuesi i kishes.

Top Channel