Franca, perplasje Henry-Domenech

07/09/2009 14:45

Raymond Domenech i ka ditet e numeruara ne stolin e kombetares se Frances, pasi ne dhomat e zhveshjes, mes tij dhe lojtareve nuk ka me mirekuptim.

Sipas “Le Parisien”, diten e premte ne stervitje ka pasur nje konfrontim mes trajnerit Domenech dhe sulmuesit Henry. Divorci mund te vije menjehere pas ndeshjes se te merkures, Serbi-France.

“Shpresoj t’ju shoh me te perqendruar ne stervitje pasi duhet te impenjohemi per kete ndeshje mjaft te rendesishme”, u ka thene Domenech lojtareve para ndeshjes me Rumanine qe perfundoi ne barazim 1-1. Pas fjales se tij ka reaguar Henry.

“Edhe ne kemi per te thene dicka ne emer te grupit. Edhe ne jemi te zhgenjyer. Merzitemi gjate stervitjes tuaj. Kam 12 vjet ne kombetare por asnjehere nuk kam kaluar nje situate te tille. Nuk dime si te luajme, si te vendosemi ne fushe. Nuk kemi nje menyre te luajturi apo nje ide per te ndjekur, nje identitet. Keshtu nuk ecet me”, i ka thene Henry teknikut francez.   

 

Top Channel