Erseke, grabitet kisha e Shen Kollit

07/09/2009 08:25

Vidhet Kisha e Shen Kollit ne fshatin Rehove te Kolonjes. Persona ende te paidentifikuar nga ana e policise, kane arritur te hyjne brenda objektit te kultit fetar dhe te marrin prej andej rreth 20 mije leke qe ishin grumbulluar ditet e fundit nga besimtaret ortodokse.

Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te para te se dieles, ndersa dhunimi i objektit te kultit eshte konstatuar vetem ne oret e mengjesit nga ana e besimtareve te zones. Burimet e policise qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes kane bere te ditur se ne objektin e kultit ne kete fshat eshte thyer kasaforta ku grumbulloheshin parate qe hidheshin nga ana e besimtareve.

Nga te njejtat burime mesohet se autoret e vjedhjes mendohet te jene banore te zones, te cilet kane pasur dijeni per faktin se gjate javes ne kishe jane grumbulluar te holla dhe se nuk jane terhequr nga arka. Megjithate, sipas policise, nuk eshte perjashtuar as mundesia e autoresise ne radhet e te rinjve nga qyteti i Ersekes, pasi kisha ndodhet me pak se 4 km nga qytetit. Grupi hetimor qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka konstatuar se kisha eshte vjedhur me thyerje dhe autoret kane mundur te hyjne nga dritaret anesore.

Ky eshte rasti i pare i dhunimit dhe grabitjes se objekteve te kultit ne zonen e Kolonjes. Sipas policise lokale, ne kishen e Shen Kollit nuk jane regjistruar ndonjehere demtime apo vjedhje, nderkohe qe ne juglindje te vendit ky fenomen eshte bere shqetesim per klerin ortodoks. Ne ditet e festave fetare, kishat kane rene shpesh pre e grabitjeve. Kujtojme se pak kohe me pare u vodh kisha e Shen Gjergjit ne fshatin Shipsken te Voskopojes ku u arrit te merreshin disa objekte me vlere.

Top Channel