Balak: Lamtumire ne fund te sezonit

07/09/2009 09:55

Nepermjet kolonave te tabloidit britanik, “The Sun”, Mikael Balak paralajmeroi: “Ne fund te sezonit mund te largohem nga Celsi dhe t’i jap lamtumiren futbollit”.

Mesfushori 33-vjecar, i cili eshte nje prej lojtareve kryesore te perfaqesueses gjermane, ka vitin e fundit te kontrates me klubin londinez, por ende nuk eshte takuar me drejtuesit “blu” per rinovimin e marreveshjes.

Balak konfirmoi se do te marre nje vendim perfundimtar rreth se ardhmes pas Boterorit 2010: “Ne fund te ketij aktiviteti, do te zgjedh cfare do bej. Do vazhdoj vetem nese ky sport do me jape stimuj dhe kenaqesi”.

Top Channel