Topi, mesazh Kuvendit

06/09/2009 15:05

Nje dite perpara hapjes se legjislatures se re, presidenti Bamir Topi ka zgjedhur t’u drejtohet deputeteve nepermjet nje mesazhi publik, duke iu larguar tradites kur presidenti, ne ushtrim te kompetencave te tij i drejton mesazh Kuvendit.

Por kreu i shtetit, duket se e ka shmangur nje gje te tille per faktin se Partia Socialiste nuk do te jete ne Parlament per disa kohe.

Nje vendim per te cilin presidenti i Republikes nuk flet dejtpersedrejti, por le te kuptohet qarte se nuk perkrah mungesen e socialisteve ne Parlament.

“Kuvendi i Shqiperise ka nevoje per kontributin e menjehershem te te gjithe te zgjedhurve politike. Kauza euro-atlantike dhe e ardhmja e vendit mund te kerkojne qe, per interesa shume te rendesishme kombetare, ju te ngriheni mbi interesat e partive qe perfaqesoni, por te keni ndergjegjen e qete se nuk keni tradhetuar interesat e qytetareve qe ju kane besuar te ardhmen e tyre, duke kontribuar keshtu edhe per rikthimin e besimit te humbur tek politika e politikanet”, ka deklaruar Topi.

Ne mesazhin drejtuar deputeteve, presidenti Topi ka shmangur komentet per cilesine e zgjedhjeve te 28 qershorit, edhe pse pak dite me pare mori nje leter nga kreu i opozites Edi Rama, i cili e konsideron Parlamentin me legjitimitet te cunguar per shkak te asaj, qe e quan maskarade elektorale.

Ne mesazhin e tij, zoti Topi ka zgjedhur te flase vetem per diten e votimeve, duke vleresuar vetem shqiptaret.

“Me 28 qershor, ne kete dite te shenuar, qytetaret e vendit tone deshmuan pergjegjesi politike, pjekuri, mencuri te admirueshme nepermjet pjesemarrjes se larte, e sidomos menyres civile e demokratike te sjelljes, me shpresen e besimin se perfaqesuesit ne Kuvendin e Shqiperise do te misherojne interesat e tyre dhe do te luftojne me mire per t’i mbrojtur ato. Duke i pergezuar, shpreh edhe nje here mirenjohjen e thelle per gjithe popullin shqiptar, i cili 28 qershorin e memorizoi si diten e qytetarise, te denje per nje vend anetar te NATO-s dhe kandidat per ne Bashkimin Europian”, ka pohuar Topi.

Presidenti ka perfshire ne mesazhin e tij edhe sfidat kryesore me te cilat perballet vendi ne keto 4 vjet.

“Shpejtesia integruese ne Bashkimin Evropian varet nga vazhdimi i reformave te guximshme per shtetin ligjor, per barazine e vertete politike, per nje drejtesi te standarteve europiane, per te luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, per te zgjidhur perfundimisht ceshtjen e prones, per te persosur institucionalisht ndarjen dhe respektin e ndersjelle te pushteteve e pavaresine e tyre, per te ndertuar ligje qe zgjidhin probleme ne menyre te drejte, profesionale dhe efektive”, ka nenvizuar Topi.

Ne fund, Topi ka folur edhe per angazhimin e tij kushtetues dhe institucional gjate mandatit te tij presidencial, mandat i cili eshte ne doren e kesaj mazhorance parlamentare, nese do te perseritet apo jo pas tre vjetesh.

“Deshiroj sot te rikonfirmoj se presidenti i Republikes do te vazhdoje te permbushe misionin e tij si garant i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, si ruajtes i respektimit te ligjit dhe i interesave te shtetasve te ketij vendi, si kryetar i Shtetit dhe perfaqesues i unitetit te popullit. Duke ju uruar suksese ne misionin tuaj fisnik, mbetem me besimin se Kuvendi i ri i sapozgjedhur do te permbushe me pergjegjesi detyrimin e tij kushtetues, ligjor, kombetar dhe qytetar ne sherbim te popullit shqiptar”, ka perfunduar Topi.

Top Channel