Tirane, klienti grabit me arme taksistin

06/09/2009 08:50

Nje tjeter grabitje me arme  ka ndodhur ne Tirane, nderkohe qe policia ka mundur te prangose autorin e saj vetem disa ore me  vone.

Objekti i ngjarjes ka qene nje taksist, i cili ka rene pre e klientit te tij, te cilin po e transportonte nga “Zogu i Zi” deri ne qender te lagjes “Institut”. Ndersa diten e djeshme, policia ka mundur te identifikoje dhe te arrestoje autorin.

Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se gjate mesdites se djeshme u vu ne pranga 18-vjecari Gazmir Katroshi, i cili dyshohet per vjedhje me arme. Ai eshte kapur pas nje pune intensive hetimore, sepse dyshohet per nje ngjarje te denoncuar mesnaten e se premtes, duke u gdhire e shtune. Nga te dhenat hetimore mesohet se Martin Pacani kishte telefonuar ne polici dy net me pare, duke u paraqitur me pas ne Komisariatin nr. 5 te Kamzes. Perballe oficerit te policise gjyqesore, ai ka treguar se nje djale i ri e kishte grabitur me arme, duke i marre dy celulare dhe nje shume parash prej 9 mije lekesh.

Sipas kallezimit te tij, ai punon me nje taksi dhe vendqendrimin e ka te “Zogu i Zi”. Edhe naten e se premtes aty ka qene, kur i eshte afruar nje djale i ri dhe i ka kerkuar ta transportoje deri ne qender te lagjes “Institut”, qe ndodhet tek Universiteti Bujqesor. Aty ka marre rrugen dhe kur ka qene duke u afruar te vendi i destinacionit, ka ndjere ftohtesine e tytes se pistoletes, qe ia kane vene ne koke.

Klienti e ka kercenuar se do e vriste nese nuk i jepte parate dhe celularet. Ne kete kohe, taksisti Martin Pacani i eshte drejtuar grabitesit se do i jepte cfare te donte, vec ta linte te lire. Me pas, ai ka nxjerre portofolin, celularet, duke ia dorezuar adoleshentit, qe eshte larguar me shpejtesi. Ne largim e siper, ai e ka urdheruar qe mos ta njoftonte policine, por sapo taksisti eshte larguar nga rreziku ka kerkuar ndihmen e uniformave blu.

Policia e ka mbajtur ne sekret te plote kete ngjarje dhe sapo ka marre denoncimin e taksistit, ka nisur punen per identifikimin e autorit. Fillimisht eshte bere krehja e zones, ku kishte ndodhur grabitja dhe me pas jane shoqeruar disa te rinj, si te dyshuar te kesaj ngjarjeje. Nga ana tjeter, sipas te dhenave hetimore eshte bere njohja e njerit prej tyre, si i dyshuar per kete krim dhe ka vijuar puna per dokumentimin e plote te ngjarjes kriminale.

Ne oret e mesdites, policia ka arritur te mbledhe prova te mjaftueshme dhe ne bashkepunim me prokurorin e ceshtjes ka vendosur te leshoje urdhrin e arrestit per 18-vjecarin Katroshi, nen akuzen e vjedhjes me arme. Vetem pak dite me pare, dy vjedhje te tjera me arme ndodhen ne kryeqytet dhe policia arriti t’i dokumentoje shume shpejt, duke prangosur edhe autoret e tyre.

Top Channel