Kurbin, maskat grabisin dy cifte

06/09/2009 12:00

Dy cifte nga Fieri pasi kane qendruar pak dite ne Kosove po ktheheshin ne qytetin e tyre, kur jane sulmuar nga grabitesit. Leonard Bana, Esmeralda Bana, Florian Vrioni dhe Jonida Vrioni kishin qendruar per te pare peisazhin e bukur ne Skuraj te Kurbinit ne castet qe kane rene pre e dy hajduteve.

Sipas deshmive te tyre dhene ne polici, grabitesit i kane kercenuar me kallashnikov dhe pistoleta dhe me pas i kane detyruar te shtrihen barkas me fytyre ne toke. Me pas u kane marre sendet me vlere dhe njekohesisht edhe automjetin me te cilin ata po udhetonin. Pronari i makines tha se bashkeshortja e tij ka mundur te mbaje celualarin e  saj qe rastesisht e kishte fshehur ne trup dhe menjehere ka lajmeruar polcine me numrin 129.

Pas voneses se polcise, viktimat e grabitjes kane ikur nga vendngjarja duke mberritur tek nje pike karburanti per te kerkuar ndihme, duke mberritur keshtu ne komisariat. Pas denoncimit, polcia ka mberritur ne vendin e ngjarjes, ka siguruar disa gezhoja dhe deshmite e viktimave te grabitjes.

Top Channel