
Nje italian 69-vjecar ka vrare me disa plumba bashkejetuesen e tij, Emine Hysenin, 58 vjece nga Shqiperia.
Ngjarja ka ndodhur duke gdhire dita e sotme ne Kuneo, Itali. Lajmi eshte bere i ditur nga media e vendit fqinj, sipas se ciles ngjarja ka ndodhur pas sherreve ne familje. Emeto Armando eshte person i arrestuar nga karabinieret pak pas vrasjes se kryer ne banesen e tij me nje pushke.
I dyshuari per vrasje (karpentier i pajisur me leje te rregullt per mbajtje armesh), ka qelluar mbi bashkeshorten shqiptare me nje pushke te kalibrit 22, e me pas kishte thirrur nje fqinje te shtepise, e cila ka njoftuar dhe karabinieret. Me te mberritur policia ne vendin e ngjarjes, 69-vjecari nuk ka bere rezistence, por eshte dorezuar. Si shkak i pare qe policia dyshon se ka ndodhur ngjarja, kane qene zenkat mes ciftit te moshuar.
Top Channel