Shtohet etja ne Tirane

05/09/2009 15:25

Shitja e ujit ne Tirane eshte kthyer ne nje biznes fitimprures, pasi prej nje jave shume zona te kryeqytetit furnizohen pak ose aspak me uje.

Zgjidhja per shume qytetare eshte blerja cdo dite e nje mije meter kub uje per te cilin duhet te paguash 800 leke.

Zyrtaret e ujesjellesit sqarojne se mungesa e reshjeve per nje periudhe te zgjatur ka sjelle ulje te presionit ne rrjet dhe probleme me furnizimin me uje te pijshem.

Reniet e ndjeshme te prurjeve te ujit ne Selite dhe Shendmeri kane detyruar specialistet qe keto humbje t’i kompesojne me ujin qe vjen nga Bovilla.

Aktualisht niveli i ujembledhesit ne Boville eshte 316 meter kub. Specialiste sqarojne se ka patur shembje dherash ne nje pjese te liqenit dhe pritet te nise menjehere puna per stabilizimin e situates dhe kjo ka sjelle qe niveli i ujit ketu te ulet me 2 metra.

Zyrtaret e larte te Ujesjellesit sqarojne se edhe nese nuk do te kemi reshje shiu Tirana do te kete furnizim me uje deri ne dhjetor, por me nderprerje.

Lidhjet e paligjshme te cilat jane shtrire ne pjesen periferike te kryeqytetit shperdorojne nje sasi te madhe uji, e cila nuk arrin te grubullohet ne depot e ujit, edhe ne kete periudhe thatesire.

Top Channel