Shpresa, sot kunder Azerbajxhanit

05/09/2009 08:45

Skadon faza pergatitore e Kombetares U-21 per ndeshjen anti-Azerbajxhan. Trajneri Artan Bushati e ka tashme te qarte skuadren qe do te zbrese ne fushe dhe me ne fund i ka dhene edhe udhezimet e fundit. Fjala i mbetet fushes.

Kundershtari eshte i nje niveli modest, por nuk duhet nenvleresuar, pasi edhe miqte na konsiderojne neve si mundesine e vetme te tyre per te marre pike ne grupin 10 te eliminatoreve te Kampionatit Europian 2009-2011.

Prandaj, ndaj nesh pritet qe ata te japin maksimumin. Megjithate, te gjithe ne kampin kuqezi besojne shume te fitorja. Ky eshte shansi per te prishur edhe kolonen zero te pikeve, pasi perfaqesuesja U-21 e Shqiperise ne dy ndeshjet e luajtura deri tani, ka pesuar dy humbje ndaj Skocise (0-1 dhe 2-5).

Vete Bushati eshte i bindur se te tijte do te dine te demonstrojne vlerat e kesaj skuadre.

“Besoj shume te fitorja ndaj Azerbajxhanit. Eshte nje sfide mjaft domethenese, qe duhet ta fitojme. Me Azerbajxhanin do te futemi ne fushen e lojes per te fituar ndeshjen edhe per vete pozicionin aspak komod qe kemi aktualisht ne tabelen e renditjes. Ekipi duhet te jete kompakt”.

Tekniku i U-21 do te kete ne dispozicion edhe Vilen e huazuar nga Kombetarja A, i cili do te perbeje boshtin e skuadres se bashku me dyshen e talentuar vlonjate, Zeqiri e Veliu.

Per t’u bere realitet ky objektiv, duhet pikerisht nje impenjim i madh ne takimin e sotem ne oren 16:30 ne “Niko Dovana”.

Top Channel