
“Partia Socialiste nuk hyn ne parlament, sepse e konsideron parlamentin nje institucion te cunguar. Marredhenia jone me te eshte e kushtezuar; ne kerkojme qe kuvendi te vihet ne dispozion te transparences mbi procesin zgjedhor dhe te korigjimit te ketyre defekteve te renda qe u perthyen ne deformim te vullnetit te popullit”.
Keshtu ka deklaruar pas mbledhjes se grupit kuvendor socialist ne nje konference te posacme per shtyp, kreu i partise, Edi Rama, i cili njoftoi ngritjen e nje grupi pune per te hartuar kushtet qe do t’i vendosen parlamentit.
Sipas Rames, qellimi i ketij hapi nuk eshte te ndryshohet rezultati i zgjedhjeve ne tavoline, por te nxirret ne pah gjithcka ka te beje me maskaraden zgjedhore.
“Ky nuk eshte nje bojkot tradicional dhe me permbajtje primitive. Ne kushtezojme hyrjen e PS ne parlament, pasi kerkojme transparence dhe zbardhje te krimit zgjedhor”, tha Rama.
Top Channel