Dallku: Me danezet s’kemi ç’te humbasim

05/09/2009 08:35

Pas daljes jashte objektivave ne grupin 1 te eliminatoreve te Boterorit 2010, Armend Dallku e shikon sfiden e te merkures ndaj Danimarkes si nje ndeshje prestigji, ku Shqiperia nuk ka asgje per te humbur.

Prandaj ai kerkon maksimumin nga te gjithe shoket e skuadres, per nje ndeshje ku synohet rezultat pozitiv dhe loje argetuese per te kenaqur tifozet.

Mbrojtesi kosovar thekson se kritikat e trajnerit per pakenaqesi ne lidhje me lojen e zhvilluar te enjten ne miqesoren me U-19, vijne per shkak se Josip Kuzhe kerkon gjithnje maksimumin nga ekipi.

Megjithate, ai pohon se ishte nje test me vlera para ndeshjes me Danimarken.

Nuk ka se si te mos te te shkoje mendja te ndeshja e pare e luajtur ne Kopenhagen, ku Shqiperia u turperua me humbjen 3-0, rezultat i cili i kushtoi largimin Ari Hanit.

Dallku pranon se “kuqezinjte nuk luajten mire”, por justifikohet me faktin se “kishim shume mungesa”.

Ndersa tani, ne prag te sfides se kthimit ne Tirane, mbrojtesi shikon nje Shqiperi me te kompletuar:

“Skuadra eshte e plote dhe luajme perpara sportdashesve tane te cileve duhet t’u dhurojme nje ndeshje te mire dhe rezultat pozitiv”.

Kosovari nenvizon se ndeshja me Qipron i ka motivuar dhe se do te kerkojne me shume ndaj Danimarkes.

“Ne nuk kemi çfare te humbim, por do te bejme nje loje te mire dhe kjo vetem per prestigjin tone dhe per te kenaqur sportdashesit tane”, shton Dallku, i cili e di mire se jo gjithçka do te jete e lehte perballe kryesuesve te grupit.

Ai ve ne dukje moralin e larte te skuadres, por paralajmeron kujdes nga kundershtari.

“Danimarka ka nivel te larte, ka futbolliste me te dhena te mira teknike teper te rrezikshme ne lojen ne ajer, ndaj duhet te bejme mjaft kujdes ne goditjet e tyre standarde dhe te mos shkaktojme faulle prane zones tone”, shprehet Dallku, i cili tashme pranon se ky eshte sezoni i fundit ne kampionatin ukrainas, pasi ka ardhur koha te ndryshoje ambient:

“Kam kontrate me Vorsklan edhe per nje vit e gjysme, megjithate mendoj se ne merkaton e ardhshme mund edhe te leviz jo vetem nga ky ekip, por ndoshta edhe nga Ukraina. Tashme mendoj se ka ardhur koha per te ndryshuar kampionat”, perfundon mbrojtesi i Kombetares.

Top Channel