Curri: Te jemi te kujdesshem

05/09/2009 08:50

Edhe pse Shqiperia nuk ka me asnje objektiv ne dy sfidat e mbetura te Boterorit 2010 (me Danimarken dhe Suedine), Debatik Curri thekson se skuadra eshte e perqendruar.

Per sfiden e se merkures me danezet, mbrojtesi kerkon kujdes maksimal, mbi te gjitha ne goditjet standarde.

“Do te kemi shume pune ne kete ndeshje, pasi dihet qe skandinavet jane mjaft te rrezikshem, mbi te gjithe ne goditjet standarde”, deklaroi lojtari i Vorskla Poltaves ne kampionatin ukrainas.

“Nepermjet lojes ne ajer, ata jane gjithmone ne gjendje te rrezikojne porten e kundershtareve. Do te japim maksimumin per te mos dale nga fusha pa nje rezultat pozitiv dhe per te kenaqur tifozet tane”.

Edhe Curri beson se fakti qe skuadra e Olsen do te kerkoje me patjeter tri piket, mund t’i sherbeje Kombetares kuqezi:

“Jemi shume te perqendruar dhe mund te shfrytezojme faktin se ata do te jene nervoze”.

Top Channel