Tenis, US Open, eleminohet Dementieva

04/09/2009 23:25

Numri kater i klasifikimit boteror per femra, Elena Dementieva eshte eliminuar qe ne raundin e dyte te turneut amerikan US Open pasi u mund nga tenistja vendase Melani Oudin me rezultatin 5-7 6-4 6-3.

Ka qene nje zhgenjim per pretendenten kryesore per fitimin e ketij turneu Dementieva, e cila u mund nga amerikania 17-vjecare e cila renditet vetem ne vendin e 70-te ne klasifikim.

Tashme ajo do te luaj perballe Maria Sharapoves. Edhe Jelena Jankovic, finalistja e vitit te shkuar te ketij turneu eshte eliminuar nga nje teniste nga Afganistani, Jaroslava Shvedova, e cila e mundi ne 3 sete me rezultatin 6-3 6-7 7-6.

Shvedova, e renditur ne vendin e 55-te ka dominuar setin e trete te ndeshjes duke marre kater pike rradhazi, ajo arriti te permbyse rezultatin e setit nga 4-6 ne 8-6 ne favorin e saj duke nxjerre jashte turneut tenisten serbe.

Ka shpetuar per mrekulli nga eliminimi edhe numri 1 Dinara Safina e cila me fat ka arritur te kaloje per ne raundin tjeter te US Open, pasi eliminoi gjermanen Kristina Barrois.

Safina e mbylli ndeshjen me rezultatin 6-7 6-2 6-3, por ne kete perballje qe zgjati dy ore ajo shkaktoi 15 duble fauls dhe 38 gabime, megjithate fale mungeses se eksperiences se kundershtares se saj tenistja ruse vazhdoi per me tej. Edhe kampionia e Roland Garros, Svetlana Kuznetsova ka mundur ne raundin e trete letonezen Anastasia Sevastsova me rezultatin 6-4 6-2.

Per Meshkuj,, Endi Rodik ka eliminuar francezin Mark Gikel me rezultatin 6-1 6-4 6-4 duke vazhduar per me tej ne turneun amerikan ashtu si Xhokovic i cili ka mbetur i vetmi tenist serb ne kete grand slem pas eliminimit te Jankovic dhe Ivanovic.

Top Channel