Maradona: Ofensive totale ndaj Brazilit

04/09/2009 15:05

Diego Armando Maradona i leshon sfiden Brazilit ne prag te derbit te se shtunes ne Rosario.

“Do sulmojme nga te gjitha anet dhe kjo eshte e sigurt”, shprehet tekniku i Argjentines, duke shtuar: “Do kerkojme ta mbysim skuadren e Dunges, ta shtyjme drejt portes”, thekson ish sulmuesi bardhekalter.

Ne vijim, ai sqaron skemen qe do perdore per ofensiven totale ndaj kombetares Selecao. “Mund ta bejme nga krahet me Veron me mes, ndersa Tevez dhe Messi do krijojne rremuje ne mbrojtjen braziliane”, shprehet Maradona.

I menjehershem ka qene reagimi i Kaka. “Do kete shume presion ne kete ndeshje por kundershtaret do jene te tensionuar ne fillim dhe ne duhet te perfitojme nga kjo gje. Ka disa faktore qe mund te na ndihmojne te fitojme”, ve ne dukje Kaka.

Top Channel