Itali, viktima e pare nga gripi i derrit

04/09/2009 09:30

Edhe ne Itali eshte regjistruar viktima e pare e gripit te derrit. Nje pacient napoletan i shtruar prej ditesh ne spital ka nderruar jete ne oret e para te dites se sotme.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, te cilat iu referohen burimeve mjekesore lokale.

“Ne oren 24:00 pacienti D.G nderroi jete per shkak te bronkopleumonise, e komplikuar nga probleme te tjera shendetesore per shkak te virusit A/H1N1”, kane deklaruar autoritetet italiane.

Gjithesesi, gripi i derrit eshte pergjegjes vetem pjeserisht per vdekjen e pacientit, i cili vuante prej kohesh nga probleme te renda patologjie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA