“Air France” shkurton 1500 vende pune
04/09/2009 14:45
Kompania ajrore franceze “Air France” do te shkurtoje 1500 vende pune me formulen e largimit vullnetar.
Me kete veprim kreret e kompanise synojne ripercaktimin e rolit te stafit, duke pare renien e aktivitetit te regjistruar ne muajt e fundit.
Te dhenat tregojne nje renie me 5 per qind ne transportin e pasagjereve dhe me 35 per qind ne sektorin e mallrave.
Plani i shkurtimeve do t’iu paraqitet javen e ardhshme edhe sindikatave te punes, ne kuader te prezantimit te planit te largimit vullnetar.
Top Channel