Salihi: Te Rapidi me shume gola

03/09/2009 08:10

Ka hedhur hapin e madh te  karrieres dhe tashme premton se me bluzen e gjigandit te Austrise, Rapidit te Vienes, mund te shenoje me shume gola, edhe per shkak se skuadra e re ka nje menyre loje sulmuese, e cila rrjedhimisht i mundeson me shume raste per te shenuar.

Behet fjale per shqiptarin Hamdi Salihi, i cili menjehere pas kalimit surprize ne oret e fundit te merkatos nga Riedi te Rapidi i Vjenes, intervisten e pare e ka dhene dje per “Sport.net”. “Prej dy vjetesh kisha kontakte me Rapidin, rrefen Salihi. Per fat te keq kjo nuk ndodhi dhe shkova te Riedi. Qysh atehere kontaktet me Rapidin nuk u nderprene asnjehere”.

Shkodrani sqaron se realizimi i transferimit u mundesia pas shitjes se sulmuesit Majerhofer dhe per kete mori edhe miratimin e Riedit. Sulmuesi shqiptar eshte i vetedijshem per hapin e madh qe ka hedhur, pasi Rapidi eshte nje klub shume i madh ne krahasim me Riedin.

“Me i madhi dhe me miri ne Austri”, shton Salihi, i cili thekson me tej se me pune dhe me pak fat do te mundet t’ua fitoje zemrat tifozeve dhe te binde nga drejtuesit e klubit e deri te mediat. Konkurrenca per nje vend titullari ne skuadren e re do te jete e madhe.

“Ketu luftojne cdo dite 25 lojtare per ta pasur kete shans, pohon sulmuesi. Sigurisht, je apo nuk je ne formacion, duhet te japesh gjithmone rezultate. Kam folur me Peter Pakultin (trajnerin) dhe ai me ka thene se beson te mua dhe do te perfshihem ne formacionin e Rapidit”. Stervitjen e pare me shoket e rinj e ka zhvilluar te marten.

“Ne klub me priten ne menyre te shkelqyer dhe ishin shume miqesore me mua”, tregon shkodrani, i cili per momentin ka zgjedhur te banoje ne nje hotel te Vjenes, por pasi te kthehet nga Shqiperia (do te luaje ndaj Danimarkes), do te kerkoje per nje shtepi, ku do te banoje se bashku me familjen. Aventura e re do te nise direkt ne maje, ne Europa League, ku si kundershtarin me te veshtire te Rapidit shikon Hamburgut: “Eshte sigurisht kundershtari me i madh dhe me i forte, por kemi nje favor: ndeshjen e pare ne shtepi”.

Rapidi e ka marre per te shenuar sa me shume gola dhe ai nuk nguron te premtoje me shume se sa ka realizuar me Riedin (34 gola ne 80 ndeshje): “Te Rapidi sigurisht do te jete me mire, pasi skuadra luan loje me sulmuese dhe ti si sulmues ke me shume shans. Por, nuk deshiroj te permend asnje shifer, pasi sic thuhet gjithmone: ne futboll ti ke nevoje gjithmone per fat.

Top Channel