Mile “timonieri” i ri i Shkumbinit

03/09/2009 08:20

Kristaq Mile eshte drejtuesi i ri i stolit te Shkumbinit. Dje, trajneri beratas eshte zyrtarizuar ne krye te skuadres peqinase, ku zevendesoi te larguarin Gugash Magani, i cili dha doreheqjen pas humbjes 1:2 me Besen.

Mile ka bere prezantimin e pare perpara stafit teknik dhe lojtareve, e me pas eshte paraqitur edhe perpara mediave. Sot tekniku fillon punen, ku do te drejtoje stervitjen e pare.

Kontrata e tij me klubin eshte e vlefshme deri ne fund te sezonit, nderkohe qe burime konfidenciale prane skuadres bene te ditur se me pare ishte kontaktuar ish-trajneri i Vllaznise, Agim Canaj, i cili nuk e pranoi oferten e Shkumbinit. Magani eshte trajneri i pare qe largohet nga pankinat e Kategorise Superiore ne sezonin 2009-2010.

Aventura e tij zgjati dy jave, pas rezultateve zhgenjyese. Magani dha doreheqjen pas humbjes ne shtepi me kavajasit e Shpetim Duros, ndersa ne javen e pare Shkumbini barazoi pa gola ne fushen e Gramozit debutues.

Top Channel