Kategoria I, Partizani bie ne Ballsh

03/09/2009 08:30

Bylisi fiton supersfiden e javes se dyte ne Kategorine I.

Ata kane mposhtur ne fushen e stadiumit “Alush Noga” Partizanin me rezultatin 1:0 me autor te golit ku Sheta shenoi golin e vetem te takimit. 

Ata kane mposhtur ne fushen e stadiumit “Alush Noga” Partizanin me rezultatin 1:0, ku Sheta shenoi ne porten e tij rrjeten qe i dha skuadres ballshiote tri piket dhe kryesimin ne tabele. Gjate 90 minutave te lojes, Bylisi ka humbur edhe nje penallti.

Lushnja, nje tjeter pretendente per t’u ngjitur ne elite ka fituar 3:0 ne fushen e Turbines. Te besuarit e trajnerit Artan Bano tashme kane 4 pike, pas barazimit te javes se pare me Luftetarin. Beselidhja nuk ka mundur te marre me shume se barazimi pa gola perballe Dajtit, nderkohe qe ne barazim 1:1 u mbyll edhe takimi Skrapari-Memaliaj.

Ada e Velipojes ka mposhtur 2:1 Burrelin, duke u shkaktuar matjaneve nje tjeter rezultat zhgenjyes. Pas humbjes ne javen e pare me Partizanin, Bilisht Sport fiton 1:0 ne shtepi perballe Gramshit.

Te marten Luftetari fitoi 3:2 me Pogradecin, ndersa kjo jave do te mbyllet me takimin qe luhet neser, ku Sopoti pret ne fushen e tij Elbasanin.

 

Top Channel