Federata gjermane: Klinsman nuk kthehet

03/09/2009 08:45

Theo Cvanciger, presidenti i Federates Gjermane te Futbollit, ka pergenjeshtruar zerat ne lidhje me nje rikthim te mundshem te ish-trajnerit Jurgend Klinsman ne stafin e Kombetares.

“Trajneri nuk ka nevoje per nje keshilltar”, ka nenvizuar Cvanciger ne edicionin e djeshem online te te perditshmes gjermane “Tages Zeitung”.

“Klinsman ka demonstruar se cfare di te beje, se si mundet ta organizoje nje skuader dhe si te motivoje futbollistet. Ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per futbollin gjerman, por tashme trajner eshte Lev: ai e di se cfare do te beje dhe cfare vendimesh duhet te marre”. 

Top Channel