Bogdani operohet ne nofull

03/09/2009 09:10

Nje e diel per t’u harruar sa me shpejt qe te jete mundur per Erjon Bogdanin.

Ne nje perplasje gjate lojes ne ndeshjen Kievo Udineze 1-1, sulmuesi shqiptar ka pesuar nje frakture ne anen e majte te nofulles, e cila e ka detyruar t’i nenshtrohet nje operacioni gjate dites se djeshme.

Futbollisti i Kievos ka mbetur per nje kohe te gjate i shtrire ne fushe dhe me pas ka dale me barele, per t’iu nenshtruar menjehere kontrollit te mjekeve te specializuar. Erjoni eshte operuar ne polikliniken e Borgos ne Rome, e specializuar per demtimet ne fytyre.
Doktori kryesor ishte Pier Françesko Noçini. Ky i fundit eshte ndihmuar edhe nga pergjegjesi i infermierise se Kievos, Françesko de Vita. Te dy se bashku kane kryer nderhyrjen ne nofullen e shqiptarit.

Pas ketij operacioni pritet te mesohet se cila do te jete koha e rikuperimit, qe sipas hipotezes me te mire, mund te jete relativisht e shpejte.

Gjithsesi, ky eshte nje lajm i keq per trajnerin e Kombetares kuqezi, i cili me shume gjasa nuk do te mund te kete ne dispozicion te tij Bogdanin per ndeshjen miqesore te 14 nentorit ne transferte ndaj Estonise. Jo me pak e dhimbshme paraqitet situata edhe per trajnerin e Kievos, Mimo di Karlo.

Perkundrazi, tekniku i skuadres veroneze do te duhet te heqe dore per disa ndeshje nga nje prej sulmuesve te tij me te mire, i cili ne keto ndeshje te sezonit te ri te Serise A ka demonstruar se eshte shume i rendesishem ne formacionin e pare te skuadres, jo vetem sepse ka shenuar dy gola, por se eshte edhe partneri ideal i Pelisier ne sulm.

Kete e tregoi me se miri edhe ne ndeshjen e fundit te barazuar 1-1 ndaj Udinezes. Edhe pse e nisi lojen si zevendesues, Bogdani se bashku me Bentivolion ishin decizive ne kthesen e lojes nga Kievo qe po humbiste 0-1. Ata i dhane nje impakt te jashtezakonshem ndeshjes, duke fituar mediat, te cilat pyesin pse Di Karlo nuk i ka futur qe nga minuta e pare.

Top Channel