Barca-Messi, kontrate e re deri ne vitin 2016

03/09/2009 13:10

Barcelona blindon Leo Messi-n nga “sulmet” e sheikeve arabe. Klubi katalanas ka nenshkruar nje kontrate te re me talentin argjentinas, duke e bere praktikisht te pamundur largimin e tij nga “Camp Nou”.

Me firmen e hedhur ne kontraten e re, Messi do fitoje plot 10 milione euro ne sezon, me shume se kushdo tjeter ne radhet e katalanasve. Tashme mes paleve ka nje kontrate deri ne vitin 2012 me nje klauzole qe mund ta largoje sulmuesin vetem nese nje klub paguan 250 milione euro per kembet e tij.

Kjo eshte nje nga kontratat me te shtrenjta ne futbollin spanjoll duke perjashtuar ketu rastin e Kaka dhe Ronaldo, per te cilet Perez ka vendosur nje klauzole marramendese prej 1 miliarde dollaresh.

Top Channel