Tirana, gati penalizimin per Mohelebin

02/09/2009 09:00

Mungesa e rezultateve ne  fushe shkakton tension te Tirana. Mesfushori francez, Laurent Mohelebi, duket se u ka thene perfundimisht lamtumire bardhebluve.

Ngjarja ka ndodhur qe te shtunen e fundit gjate ndeshjes se fituar 1-0 ndaj Skenderbeut, por vetem dje eshte bere e ditur zyrtare nga klubi.

Laurent Mohelebi, i lindur ne Marseje (me 5 janar 1984), kaloi te te rinjte e Monakos ne fillim, ku qendroi per 6 vjet me radhe (1998-2004), duke pretenduar per nje vend ne skuadren e pare.

Por ndryshimi i stafit te Monakos e la ate jashte dhe e detyruan te shkonte te PSG ne qershor 2007.

Ne radhet e ketij ekipi, ai mundi te luante vetem dy ndeshje ne 6 muajt e ardhshem.

Ne janar u la i lire nga gjigantet e futbollit francez per t’u transferuar me pas te Kampionet e Shqiperise, Tirana, ku u aktivizua ne 6 muajt e ardhshem.

Pa kaluar as dy javet e para ne kampionat, futbollisti francez eshte bere protagonist i nje sherri ne dhomat e zhveshjes.

Gjithçka ka ndodhur gjate ndeshjes Tirana-Skenderbeu (1-0) ne pushimin mes dy pjeseve, kur futbollistet bardheblu po beheshin gati te merrnin udhezimet nga trajneri Lonçareviç.

Per momentin nuk eshte bere e qarte arsyeja e kesaj zenke, por konfirmohet se ka pasur nje debat te ashper, ku kunder francezit kane qene disa lojtare te tjere te Tiranes.

Madje, nuk mungojne zerat se mes paleve te perfshira ne kete zenke jane shkembyer edhe sharje e goditje.

Menjehere pas ketij sherri, Mohelebi nuk ka pranuar te hyje me ne fushe dhe ne menyre demonstrative ai eshte larguar nga stadiumi pak para fillimit te pjeses se dyte.

Sikurse eshte mesuar dje, mesfushori ka udhetuar menjehere ne drejtim te vendlindjes se tij, Frances, duke mos dhene asnje sqarim per kete vendim te tij.

Top Channel