Renditja e FIFA-s, kuqezinjte ngjisin nje shkalle

02/09/2009 21:15

Fitorja 6-1 ne miqesoren e Qipros e ka ndihmuar Kombetaren Shqiptare te fitoje nje pozicion ne renditjen e ketij muaji te publikuar nga FIFA.

Kombetarja e drejtuar nga kroati Kuzhe ka fituar 13 pike gjate muajit gusht, duke u ngjitur ne vendin e 93-te me 360 pike ne total. Nderkohe, kombetarja nordike e Danimarkes qe do perballet me kuqezinjte ne daten 9 shtator ne “Qemal Stafa” mban pozicionin e 16-te ne kete renditje.

Brazili vazhdon te qendroje ne vend te pare me 1604 pike, ndersa Spanja e ndjek nga afer. Kombetarja e trete eshte ajo e Holandes, e ndjekur nga Italia, Gjermania, Rusia, Anglia, Argjentina, Kroacia dhe Franca. 
 

Top Channel