Inter, Maicon premton sezon fantastik

02/09/2009 15:05

Ambienti zikalter zien nga optimizmi pas fitores 4-0 ne derbin me Milanin dhe tashme lojtaret bashke me presidentin shikojne ne sfidat e se ardhmes.

Pas Massimo Moratti-t edhe mbrojtesi Maicon ka folur me nota optimiste. “Na duhet edhe pak pune, pasi me lojtaret e rinj kemi punuar pak. Jam i sigurt se duke punuar sebashku do arrijme nje sezon te madh”, tha braziliani nga qendra stervitore e kombetares.

Maicon ka qene nje nga lojtaret me te mire ne derbin e se shtunes, duke treguar edhe nje here se eshte nje prej elementeve me te rendesishem te projektit te ngritur nga Mourinho.

Top Channel