Danimarke, qeveria debon 22 irakene
02/09/2009 17:20
Qeveria e Danimarkes ka debuar 22 shtetas irakene pasi refuzoi kerkesen e tyre per azil.
Nje avion qe transporton 22 personat, 21 burra dhe nje grua, la para pak castesh aeroportin e Odenses per te fluturuar drejt Bagdadit.
Pjesa me e madhe e irakeneve kishin gjetur strehim ne Kishen e Brorsonit, ne Kopenhagen qe prej muajit maj, por debimi u vendos pasi ata moren pjese ne disa protesta te dhunshme te zhvilluara ne gusht.
Qe prej atehere ata ishin mbajtur ne nje qender burgimi dhe sot u larguan pa krijuar probleme.
Ministri danez i Emigracionit, Birthe Roen Hornbech mbrojti vendimin e qeverise duke deklaruar se 22 irakenet nuk ishin keqtrajtuar.
Top Channel