“US Open”, eleminohet Ana Ivanovic

02/09/2009 11:30

Ana Ivanovic eshte eliminua nga “US Open” qe ne ndeshjen e saj te pare pasi u mund nga tenistja ukrainase Katerina Bondarenko me tre sete me rezultatin 2-6, 6-3, 7-6.

Serbja, numri 11 ne klasifikimin e pergjithshem, edhe pse eshte paraqitur mire gjate ketij viti u largua shume shpejt, qe ne raundin e pare gje qe i ndodh per here te pare ne karriere.

21-vjecarja Ivanovic e filloi mire ndeshjen duke fituar bindshem setin e pare, por ne te dytin leshoi terren qe u shfrytezua shume mire nga Bondarenko e cila nuk e humbi besimin per asnje moment.

Nje debutim bindes ne kete turne ka bere Maria Sharapova e cila mundi lehtesisht tenisten bullgare Tsvetana Pironkova me rezultati 6-3, 6-0, duke kaluar keshtu ne raundin e dyte te turneut amerikan.

Per meshkuj britaniku Endi Merrej me veshtiresi ka arritur te kaloje letonezin Ernests Gulbis me rezultatin 7-5, 6-3, 7-5 ne raundin e pare te “US Open”.

Merrej finalisti i vitit te shkuar ku u mund nga Federer, vuajti ne fillimin e ndeshjes pasi Gulbis u tregua shume agresiv, megjithate letonezi nuk arriti te mbante gjate gjithe lojes kete ritem duke u dorezuar ne setin e trete.

Top Channel