
Nje projekt per ndertimin e nje memoriali kushtuar atentateve terroriste te 11 shtatorit 2001 ka marre miratimin nga autoritetet e Pensilvanise ne SHBA per t’u ndertuar brenda 2011.
Memoriali mund te njihet nga te gjithe me emrin “National Memorial”( Memoriali Kombetar) ose “The Field of Honor” ( Fusha e Nderit ) dhe do t’i kushtohet kurajos se pasagjereve te avionit qe u rrezua ne fushat e Pensilvanise pa arritur te godiste objektivin e tij, Shtepine e Bardhe fale “luftes” mes pengmarresve dhe pasagjereve qe iu kundervune.
Ne sulmet e 11 shtatorit, ekstremistet islamike moren peng 4 avione te kompanise ajrore “United Airlines” duke perplasur dy mbi “Wolrd Trade Center” ( Kullat Binjake ), nje mbi Pentagon dhe nje i cili ishte parashikuar te godiste Shtepine e Bardhe i cili u rrezua ne nje zone te pabanuar ne Pensilvani.
Top Channel