Paraguaj, vret vellane, ishte tifoz kundershtar

01/09/2009 16:15

Nje tragjedi e pazakonte ka ndodhur ne Paraguaj, ku futbolli ashtu si ne shume vende te Amerikes Latine, konsiderohet si nje fe.

Ndeshja Cerro Porteno-Olimpia eshte mbyllur me perleshje te dhunshme ku nje tifoz ka humbur jeten dhe rreth 300 te tjere jane plagosur. Por i vecante eshte fakti se tifozi i vrare i Cerro-s u qellua nga vellai i tij, mbeshtetes i skuadres Olimpia.

Sipas policise, 30 vjecari Carlos Sosa u vra nga vellai 20 vjecar Elvio me nje thike pas nje grindjeje ne familje. Vrasesi u merzit nga ironia qe perdorte vellai i tij ne momentin qe ndeshja ishte 1-0 per Cerro, duke rrembyer armen e ftohte me te cilen e ekzekutoi.

Vrasja ndodhi ne Hernandarias, rreth 350 km ne veri te kryeqytetit Asuncion. Sipas mediave vendase, pas ndeshjes jane regjistruar shume perleshje madje mes tyre ka mbetur i plagosur edhe nje lojtar, pasi nga tribunat eshte leshuar nje mjet i forte.

Top Channel