Kombetarja, nis sot aventura anti-Danimarke

01/09/2009 08:35

Kampionati shqiptar i futbollit duhet te “heshte”, tashme hyn ne skene Kombetarja, e cila pritet te dhuroje emocione te forta ne prag te sfides kunder kryesuesit te grupit 1 te eliminatoreve te Boterorit 2010.

Takimi do te luhet me 9 shtator ne “Qemal Stafa”. por faza pergatitore per kete sfide do te filloje 9 dite perpara, pikerisht sot.

Sot, rreth mesdites do te nise grumbullimi i kuqezinjve ne Durres, me pas do te zhvillojne stervitjen e pare ne oren 18.00. Sipas burimeve prane ekipit kombetar, te gjithe futbollistet, perveç Lorik Canes, do te jene te pranishem qe ne seancen e pare.

Disa lojtare kane luajtur mbreme me skuadrat e tyre, ndaj grumbullimi eshte vendosur per neser, qe kontingjenti kuqezi te jete i plote qe ne momentin e grumbullimit. Lojtaret qe luajne ne Ukraine, Curri, Dallku, Januzi Agolli, Hidi dhe Bulku, duhet te nderrojne linjat per te mberritur ne Tirane, por, gjithsesi, pritet te mberrijne ne kohe ne dispozicion te trajnerit.

Top Channel