Blerim Xhemaili eshte nje lojtar i Parmes, ndersa ne marreveshje perfshihet edhe kalimi i Daniele Vantaxhiatos te Torino.
Presidentet Xhirardi e Kairo kane mbyllur tratativen e dyfishte per mesfushorin, qe tashme ishte lene jashte grupit te trajnerit “granata” Kolantuono dhe per ish-sulmuesin e Riminit, te ardhur ne janar te verdheblute.
Xhemaili, i datelindjes 1986, shqiptar i Maqedonise me pasaporte zvicerane, kalon te Parma me formulen e huazimit per nje sezon. Klubi i tij torinez do te perfitoje 1 milion euro nga kjo marreveshje.
Nderkohe qe Parma do te kete edhe te drejten e blerjes se gjysmes se kartonit te lojtarit ne fund te ketij sezoni per nje shume prej 3.5 milione eurove. Edhe avantazhi transferohet te Torino ne forme huazimi, me te drejten e blerjes ne fund te sezonit per 2.5 milione.
Shqiptari nga Maqedonia eshte njeriu qe kompleton skuadren e trajnerit Françesko Guidolin. Xhemaili ishte sigurisht me i miri i Torinos ne sezonin e kaluar ne 30 ndeshjet e luajtura.
Ai eshte rritur te te rinjte e YF Juventus (skuader satelit e bardhezinjve italiane ne Zvicer) per te kaluar me pas te Zyrih ne moshen 17-vjeçare. Ne karrieren e tij ka luajtur edhe me Bolton ne Premier League dhe 1 sezon me Torinon ne Serine A.
Top Channel