Australi, gjendet i gjalle ministri i zhdukur
01/09/2009 09:05
U gjet shendoshe e mire ministri australian Tim Holdin, i zhdukur prej se shtunes, ndersa ngjitej i vetem ne malin Feathertop, 1922 metra, nje nder me te lartet ne vend.
Gjetja e tij u be permes nje helikopteri te ndihmes se shpejte.
Holding, 37 vjec, minister i Ujerave dhe Turizmit ne Shtetin e Victoria-s, u zhduk te shtunen. Mjegulla dhe koha e keqe penguan kerkimet. Ne agimin e sotem, dhjetera police dhe vullnetare te sherbimeve te emergjences rinisen kerkimet dhe pas disa oresh helikopteri lokalizoi zonen ku ndodhej ministri.
Top Channel