Primera Division, Valencia me hapin e Realit

31/08/2009 10:45

Valencia i pergjigjet Realit te Madridit. Edhe kjo skuader e ka filluar me se miri Primera Division duke mundur ne ndeshjen e pare te saj Sevijen me rezultatin 2-0.

Pjesa e pare e sfides u karakteriza nga nje epersi e lehte e Valencias qe u shfaq me shpesh ne porten e skuadres andaluziane.Ne pjesen e dyte, Valencia arriti te zhbllokoje shume shpejt rezultatin duke i lehtesuar gjerat per te.

Goli i pare per te besuarit e Unai Emeri u shenua nga Mata. 10 minuta nga fundi i ndeshjes Valencia shenoi edhe golin e sigurise pas nje kundersulmi me ane te Pablo Hernandez. Per t’u theksuar ne kete ndeshje eshte se Sevija e mbylli ndeshjen me 10 futbolliste per shkak te ndeshkimit me karton te kuq te Kanute.

Fitore ne javen e pare te Liges Spanjolle shenoi edhe Atletiko Bilbao qe mundi Espanjol me rezultatin 1-0. Goli i fitores per basket u shenua nga Tokjero ne minuten e 78-te te ndeshjes. Befasoi ne kete jave te Primera Division, Atletiko Madrid qe u mund nga Malaga me rezultatin 3-0. Ne ndeshjet e tjera, Villareal barazoi me Osasunen 1-1, ndersa Getafe mundi jashte fushes se saj Rasing Santander me rezultatin e thelle 4-1.

Top Channel