Premier League, City nuk zhgenjen ndaj Portsmouth

31/08/2009 10:50

Manchester City ndjek hapin e Chelsea-s dhe Tottenham. Skuadra e drejtuar nga Hughes sigloi fitoren e trete radhazi ne Premier League, nderkohe qe ka nje ndeshje me pak.

Kete radhe Manchester City mundi Portsmouth ne fushen e ketij te fundit me rezultatin e ngushte 1-0. Per ekipin nga “Eastlands” mjaftoi vetem Emanuel Adebayor per te siguruar kete sukses dhe per t’u ngjitur ne kuoten e 9 pikeve ne kampionatin anglez. Everton merr 3 piket e para ne kampionat.

Ne “Gudison Park” skuadra e drejtuar nga David Moyes mundi Wigan me rezultatin 2-1. Te paret qe kaluan ne avantazh ishin miqte e Wigan me ane te Sharner ne minuten e 57. Por ky avantazh zgjati vetem 5 minuta, pasi ne te 62-ten, Everton barazoi me ane te Louis Saha. Pas ketij goli, Everton e rriti presionin per te shenuar golin e fitores, por arriti ta shenoje ate vetem ne minutat shtese me ane te nje 11 metershi te fituar nga Gio.

Beyns ishte ai qe shnderroi ne gol kete penallti duke bere qe Everton te shenoje fitoren e pare. Ne ndeshjen tjeter te Premier League, Aston Villa mundi skuadren e Fulhem 2-0 me autogolin e Pantsil dhe golin e Agbonlahor.

Top Channel