Partizani rrezikon perjashtimin

31/08/2009 15:15

Partizani kete vit do te luaje nje kategori me poshte. Por kjo mund te konsiderohet e keqja me e vogel, pasi nje nga skuadrat me te suksesshme te futbollit shqiptar, tashme rrezikon edhe perjashtimin nga kampionati i kategorise se pare.

Qe prej rreth 2 vitesh, 15 here fituesit e kampionatit, jane ne nje krize te rende financiare, thuajse te gjithe lojtaret nuk kane marre rrogat prej disa muajsh ashtu si dhe trajneret e kesaj periudhe, dy protagoniste keta te cilet pranuan te luanin e te drejtonin pa rroga fale pasionit per futbollin.

Ne kete sezon te ri “Demat e kuq”, pseudonimi qe i kane vene tifozet nje nder skuadrave me te suksesshme te Shqiperise, jane zbutur shume, nje pjese e lojtareve u larguan dhe kriza vazhdon ende.

Partizani ka luajtur diten e shtune ndeshjen e pare si nje skuader e kategorise se pare, ku mundi Bilshtsportin me rezultatin minimal 1-0 ne “Selman Stermasi”.

Kjo ishte premiera e skuadres se Eduard Zhupes ne kete sezon qe mund te jete dhe ndeshja e fundit.

Burime konfidenciale prane Federates Shqiptare te Futbollit kane konfirmuar se Fubtoll Klub Partizani nuk ka paguar kuoten e antaresimit per kete sezon, nje kuote e cila eshte prej 230 mije lekesh.

Aktualisht drejtuesit e klubit kane kerkuar nje afat minimal per pagesen e kesaj kuote brenda pak ditesh, ne rast te kundert ata do jene dakord per sanksionet, e perkthyer ndryshe, do te jene dakord me perjashtimin nga kampionati.

Nese zbritja e tyre nje kategori me poshte ndodhi ne kete sezon per here te dyte ne historine e klubit qe ka fituar 15 tituj kampione dhe 15 kupa te Shqiperise, perjashtimi do te jete per here te pare qe nga viti 1947.

Top Channel