Moto GP, Rossi i “dhuron” fitoren Lorenzo-s

31/08/2009 09:40

Jorge Lorenzo rihap ceshtjen e titullit kampion ne Moto GP pasi triumfoi ne garen e djeshme te Indianapolis.

Piloti spanjoll i Yamaha-s e ka ngushtuar diferencen me Rossi-n ne 25 pike pasi ky i fundit u rrezua ne pjesen e pare te gares, duke i “dhuruar” nje fitore pa shume probleme kundershtarit. Vendin e dyte e zuri Alex De Angelis me Honda, i ndjekur nga  Nicky Hayden me motorin Ducati qe ka lene pas italianin Andrea Dovizioso.

I pafat ka qene edhe Dani Pedrosa, i cili eshte rrezuar gjate gares, duke fshire kujtimin e nje fundjave te mire ne provat e lira dhe ato zyrtare.

Top Channel