Groso zyrtarisht tek Juventus

31/08/2009 22:25

Fabio Groso, mbrojtesi i krahut te majte i kombetares italiane, kampion bote ne vitin 2006 tashme eshte zyrtarisht nje lojtar i Juventusit.

Bardhezinjte kane  arritur te bindin francezet e Lionit per ta leshuar lojtarin ne ekstremet e afateve te merkatos se veres.

Nderkohe ne arken e Lion do te derdhen 2 milion euro te cilat do te paguhen ne tre keste brenda nje viti.

Vetem disa dite me pare Juventus pati deklaruar mbylljen e merkatos se veres, por kerkesa e trajnerit Ciro Ferrara per nje mbrojtes te krahut te majte dhe konkretisht Groson duket se ka detyruar “Zonjen e Vjeter” te rifutet ne merkato pikerisht ne diten e fundit te saj.

Top Channel