Tirana i falet nje 11-metershi te dyshimte

30/08/2009 08:35

Pritej shume nje reagim i Tiranes, por ai ka ardhur vetem sa i perket rezultatit. Nderkohe qe bardheblute stonojne ende ne loje.

Nje gje te tille e konfirmon fakti se ne ndeshjen e djeshme, te luajtur ne stadiumin “Qemal Stafa”, kane mundur me shume veshtiresi Skenderbeun e saporikthyer nga Kategoria e Pare ne fund te sezonit te kaluar.

Per te mundur korçaret modeste, kampionet ne fuqi i jane falur nje 11-metershi shume te dyshimte ne minutat shtese te lojes, i kthyer ne gol nga portieri Blendi Nallbani.

Java e dyte ka nxjerre ne pah serish Tiranen ne pike te hallit, e cila nuk po mundet te dale ne lojen e saj me te mire, ndoshta edhe per shkak te mungesave te shumta qe ka pasur ne kete takim.

Trajneri Ilia Lonçareviç nuk ka pasur ne dispozicion per kete ndeshje, per shkak te demtimit, kapitenin Mukaj, sulmuesit Memelli e Malindi, mesfushorin Muzaka dhe per arsye skualifikimi mbrojtesin Andi Lila.

Nderkohe perballe kane pasur nje skuader, e cila mund te konsiderohet vertet modeste per nga menyra se si eshte ndertuar ne vetem pak dite para fillimit te sezonit dhe per nga objektivat sezonale qe ka (thjesht qendrimin ne kategorine Superiore).

Megjithate ne radhet e saj jane afruar disa futbolliste kroate, te cilet kane bere nje paraqitje te mire edhe dje ne “Qemal Stafa”.

Takimi ka filluar i mire per bardheblute, te cilet kane mundur te administrojne lojen dhe te ndertojne disa aksione, por kane munguar rastet e mira per te shenuar.

Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-0. Ne te dyten eshte pare nje nivel loje thuajse i barabarte per te dyja skuadrat, por ne fushe ka munguar grinta.

Te pakta kane qene rastet ne porta, aq sa mund te numerohen me gishtat e njeres dore. Miqte humben nje mundesi te mire per te shenuar ne pjesen e dyte, por porta bardheblu shpetoi per merite te portierit Nallbani, i cili ndali me kembe topin qe po shkonte drejt rrjetes.

Bardheblute shkuan vetem dy here ne zonen kundershtare, ku ne njerin rast tronditen traversen me ane te Sefes, i cili me pak me shume fat mund te kishte shenuar.

Bardheblute, ne dukje disi te lodhur, kane vuajtur shume ne kete takim dhe per te zhbllokuar rezultatin eshte dashur te presin deri ne minutat shtese.

Nje aksion nga e majta ne minuten e pare shtese, nje nga bardheblute arrin te depertoje ne zone dhe aty rrezohet.

Edhe pse nje rast i dyshimte, gjyqtari drejton doren nga pika e 11-metershit, duke akorduar nje penallti per bardheblute.

Ky veprim acaron korçaret, te cilet kane protestuar ashper, madje nuk kane kursyer edhe shtyrjet ndaj arbitrit, i cili sipas tyre kishte dhene nje 11-metersh te paqene.

Kontestime kishte edhe nga tribuna, ndersa ne fushe per te qetesuar gjakrat hyjne shume forca policore. Tirana ia beson portierit Nallbani ekzekutimin e saj: numri 1 i bardhebluve gjuan fort, topi perplaset ne traverse dhe perfundon ne rrjete.

Ky ishte fundi i takimit, i cili i ka dhuruar edhe tri piket e para sezonale kampioneve, qe pritet te kalojne nje jave jo shume te qete per shkak se do te jene ne qender te kritikave per nivelin e lojes se paraqitur ne kete takim.

Top Channel