Boston, homazhe senatorit Kennedy
29/08/2009 19:45
Presidenti amerikan Barack Obama i ka bere homazhet e tij mikut te tij te ngushte Edward Kennedy, gjate ceremonise mortore te mbajtur ne Boston.
Obama eshte shprehur se, “senatori Kennedy ishte ligjvenesi me i madh i koherave tona dhe nje kampion per ata qe nuk kishin nje te tille”.
Trupi i senatorit Kennedy, i cili vdiq te marten ne moshen 77 vjecare per shkak te nje kanceri ne tru, eshte nisur per ne Uashington.
Ai do te varroset ne Varrezat Kombetare Arlington, prane vellezerve te tij te vrare, John dhe Robert.
Gjate nje ceremonie publike te mbajtur ne biblioteken presidenciale “John F Kennedy”, mbi 50 mije persona shprehen respektet e tyre ne librin e kujtimeve.
Top Channel