Xhemaili, deshtojne tratativat me Palermon

28/08/2009 08:40

Tashme eshte thuajse e sigurt, qe e ardhmja e Blerim Xhemailit, futbollistit shqiptar me origjine nga Maqedonia, por qe zoteron nje pasaporte zvicerane, nuk do te jete sezonin tjeter me Torinon ne Serine B.

Ne drejtim kane mberritur nje sere ofertash, por klubi aktual eshte shnderruar ne nje pengese jo te vogel. Futbollisti dukej shume prane kalimit te Palermo e Serise A, por gjithçka ka deshtuar.

Tratativat e zhvilluara te marten mes drejtuesve te torinezeve dhe atyre siciliane jane mbyllur pa arritur nje marreveshje.

Tashme duket se me i mundshem eshte kalimi i mesfushorit te Parma, e cila po zhvillon bisedime intensive me zyrtaret e klubit “granda”.

Flitet per nje shkembim mes tij dhe Amoruzos, i cili ka nje rroge prej 900 mije eurosh ne sezon. Xhemaili eshte nje futbollist shume i preferuar nga Parma. Trajneri Guidolin do te gjente keshtu nje “regjisor” shume te çmuar per lojen e skuadres se tij.

“Diskutimet per kalimin e Xhemailit te Palermo jane mbyllur perfundimisht”, ka thene drejtori i Torinos, Rino Foshi, i cili ka eliminuar mikun e tij Zamparini (presidenti i Palermos).

Tashme numri nje i torinezeve kerkon te kenaqe Xhemailin, duke i ofruar nje mundesi tjeter ne Serine A. Blerimi ka mberritur ne Torino ne fillimin e sezonit te kaluar, pak para se te skadonte afati i merkatos.

Mesfushori ka shprehur deshiren per te mos luajtur ne Serine B, duke bere keshtu qe te shmangen disa nga klubet e kesaj kategorie, te interesuara per te.

Fiorentina nuk ka hequr dore per asnje çast nga shqiptari nga Maqedonia, por aktualisht drejtuesit viole jane ne pritje te nje çmimi me te “ngrenshem” te kartonit te tij. Gjithsesi nuk perjashtohet qe ata te nderhyjne ne momentet e fundit te mbylljes se merkatos.

Ne skene ka dale nje tjeter ekip i madh i Serise A. Behet fjale per Napolin. Per djaloshin e talentuar po zhvillohen tratativa me disa klube qe prej me shume se 50 ditesh.

Napoli futet ne mes te te gjitheve duke bere nje oferte joshese. Drejtori napolitan Marini ka takuar ate te Torinos, Foshi.

Pritja eshte e mbushur me shpresa. Per sa u perket ekipeve europiane, Xhemaili ishte kerkuar me pare nga Liverpuli, ndersa tani per te interesohen edhe ruset e Zenit San Peterburgut.

Top Channel