Pragndeshja, Shkumbini ftese per “paqe” Beses

28/08/2009 08:55

Kampionati shqiptar i futbollit do te rikthehet neser me javen e dyte, ku nuk do te mungojne sfidat interesante. Pas Flamurtari-Dinamo, Shkumbini-Besa vleresohet shume e rendesishme dhe specifike per kete jave.

Te dyja skuadrat i kane rezervuar njera-tjetres nder vite nje atmosfere aspak miqesore, ku nuk ka munguar tensioni dhe dhuna.

FSHF i ka marre masat, ndersa Besa kerkon me shume garanci per nje ndeshje te qete ne Peqin, duke kembengulur per impenjimin e nje numri te madh forcash speciale ne stadium.

Menjehere pas kesaj ka reaguar shefi i skuadres se Shkumbinit, Astrit Isai:

“E rendesishme eshte qe ne e konsiderojme si nje ndeshje te radhes. Nuk ka rendesi ne eshte Dinamo-Partizani, Tirana apo Besa. Jemi te predispozuar qe te zhvillojme nje ndeshje ‘fair-play’. I garantoj edhe kavajasit se ne do t’i mirepresim si miq”.

Mes dy skuadrave ka probleme, nuk ka pasur marredhenie miqesore. Nje tjeter shtyse eshte bere edhe fakti se, drejtuesit kryesore te te dyja skuadrave nuk shkojne mire me njeri-tjetrin, aq sa nuk ulen dot prane ne tribune.

I pranishem ne stadium pritet te jete edhe presidenti i FSHF-se, Armand Duka.

Top Channel