Mukaj: Kjo Tirane, me e forte se ajo e vjetshmja

28/08/2009 08:30

Menjehere pas javes se pare te kampionatit shqiptar te futbollit, kampionia ne fuqi, Tirana, ka perfunduar ne qender kritikave per nje paraqitje zhgenjyese ne takimin ndaj Flamurtarit. Por ai qe mendon t’i dale ne mbrojtje skuadres, eshte kapiteni Devis Mukaj.

Sipas liderit bardheblu nuk ka asgje per ta dramatizuar situaten, pasi humbja ndaj vlonjateve ishte rastesi, per te cilen nuk duhet te paragjykohet ekipi, pasi eshte fillimi i sezonit dhe ka ende shume kohe ne dispozicion, ku Tirana do te demonstroje se eshte serish pretendentja kryesore per titullin kampion.

“Humbja me Flamurtarin ishte e papritur, por futbolli i dhuron te tilla gjera. Por ne asnje menyre nuk duhet paragjykuar ekipi per nje ndeshje te humbur. Ajo ishte nje humbje rastesore dhe theksoj me bindje te plote veshtire te ndodhe nje gje e tille ne ardhmen. Nje fakt qe ka ndikuar jo pak ne kete humbje kane qene edhe mungesat e shumta per shkak te demtimeve”.

Ne listen e te demtuarve figurojne Memelli, Muzaka, Malindi dhe Mukaj. Me pas analizon situaten pas javes se pare, e cila sipas tij nuk eshte aq tragjike sa komentohet, pasi eshte fillimi i sezonit.

“Lufta sapo ka filluar dhe eshte e gjate, ne kemi humbur vetem nje beteje, pastaj te mos harrojme qe kemi pasur ne ate takim kater mungesa dhe te gjithe lojtare titullare. Edhe kete sezon, ashtu si vitin e kaluar, do te synojme titullin kampion”.

Kapiteni thekson se Tirana e sivjetshme eshte me e forte se ajo e sezonit te kaluar, edhe pse gjate veres jane larguar disa nga futbollistet titullare te skuadres.

“Ka pasur largime, por presidenti Refik Halili ka mbajtur afro 80 per qind te skuadres, qe fitoi titullin vjet. Ai bleu edhe disa lojtare vetem e vetem, qe te shohe nje Tirane dinjitoze kete sezon, me te forte nga viti i kaluar”, nenvizon Mukaj.

Megjithate ai eshte i mendimit se hapat duhen hedhur nje e nga nje. Kete te shtune Tirana do te prese ne kryeqytet Skenderbeun. Kjo ndeshje eshte vleresuar shume nga stafi dhe, pavaresisht mungesave (ku grupit i shtohet edhe Lila i skualifikuar), si alternative e vetme per bardheblute mbetet fitorja.

Sipas Mukes, duke filluar nga sfida e radhes me Skenderbeun ne shtepi dhe ne vazhdim te kampionatit, Tirana do te filloje kthesen.

“Tashme duhet te perqendrohemi te ndeshjet e radhes, se po afron takimi me Skenderbeun. Ai sapo eshte ngjitur ne Kategorine Superiore, por normalisht duhet vleresuar. Ndonjehere duhet pasur me shume kujdes ndaj ekipeve te ashtuquajtura te ‘vogla’. Edhe ne kete ndeshje ekipi do te kete shume mungesa, por besoj se mund ta kalojme Skenderbeun edhe ne kete situate. Ka ardhur momenti i duhur qe te marrim rezultatin e pare pozitiv kete fundjave”, perfundon Mukaj prononcimin e tij.

Ne kete ndeshje eshte e sigurt edhe mungesa e mbrojtesit Andi Lila, i cili u ndeshkua me karton te kuq ne ndeshjen e humbur 1-3 ndaj Flamurtarit.

Po ashtu, lista e mungesave vazhdon me Memellin, Muzaken, Mukajn. Keshtu qe trajneri Ilia Lonçareviç do te jete i detyruar te beje formacionin vetem me lojtaret qe ka ne dispozicion.

Top Channel