Kushner: BE masa kunder Iranit

28/08/2009 21:05

Ministri i Jashtem francez, Bernard Kushner ne nje konference per shtyp ka kerkuar qe ne rast se Keshilli i Sigurimit i Organizates se Kombeve te Bashkuara nuk vendos sanksione shtese ndaj Iranit, Bashkimi Europian duhet ta beje.

“Bashkimi Europian duhet te parashikoje masa kunder Iranit ne rast se Keshilli i Sigurimit i OKB-se deshton ne miratimin e sanksioneve shtese si kunderpergjigje ndaj programit berthamor te Teheranit”, u shpreh shefi i diplomacise franceze.

Duke nenvizuar se ende nuk ishte vene ne dijeni te raportit te fundit te vezhguesve te Agjensise Nderkombetare te Energjise Atomike per programin iranian, Kushner tha se nuk ishte pro miratimit te sanksioneve te reja, por ndonjehere ato jane te dobishme.

Hipoteza e sanksioneve te reja kundrejt Iranit eshte hedhur dhe perkrahur nga presidenti francez Nikolas Sarkozi disa dite me pare.

Nderkohe qe ne raportin e fundit te inspektoreve te AIEA-se, thuhej se Teherani ka ulur ritmin e pasurimit te uraniumit ne impiantin berthamor te Arakut, por gjithesesi ai duhet t’i tregoje botes synimet e perdorimit te uraniumit dhe te siguroje qe ky pasurim te mos shkoje per qellime ushtarake.

Top Channel