Kercenimet, Murinjo sulmon shtypin

28/08/2009 15:40

“Ne rast se me ndodh ndonje gje do te jete pergjegjesia juaj”. Keto jane fjalet e trajnerit portugez te Interit, Hoze Murinjo drejtuar gazetave pas shkrimeve sipas te cilave trajneri ka marre kercenime nga ekstremiste islamike pas zevendesimit te Sulejman Muntarit ne ndeshjen kunder Barit.

“Situata e Muntarit eshte pergjegjesia juaj, jo e imja. Une e di cfare kam thene, per kete jane edhe regjistrimet, por ju u pelqen te nderroni fjalet. Une kam thene se vendimi i Muntarit per te agjeruar nuk eshte per t’u kritikuar sepse eshte nje ceshtje besimi dhe feje, cka do te thote qe une e pranoj vendimin e tij”, deklaroi Mou ne nje konference per shtyp disa ore para derbit me Milan.

Lajmi i kercenimeve te ekstremisteve islamike ndaj “Special One” eshte publikuar diten e sotme ne shtypin anglez ku shkruhej se kercenimet jane ndermarre pas zevendesimit te Muntarit ne ndeshjen e pare te Serise A kunder Barit pas nje paraqitje te dobet te lojtarit ganez si pasoje e agjerimit qe ai po mban me rastin e Muajit te Ramazanit.

Top Channel