FSHF prezanton uniformat e gjyqtareve

28/08/2009 16:15

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shoqata e Gjyqtareve kane prezantuar uniformat e reja qe do te kene arbitrat per kete sezon te ri te Superliges dhe kategorive te tjera te futbollit shqiptar.

Asnjehere me pare gjyqtaret e kampionatit tone nuk kane pasur uniforma te posacme ashtu  si i kane te gjithe gjyqtaret e kampionateve europiane.

Deri me tani uniformat e tyre siguroheshin fale sponsorizimeve private ne rastet me te mira dhe ne me te keqijat vete gjyqtaret blinin uniforma qe i kishin personale dhe i shperndanin mes kolegeve.

Nderkohe sponsori i ri ka siguruar nje dizenjo te personalizuar te ketyre uniformave dhe tre modele me ngjyra te ndryshme, ate tradicionalen me ngjyre te zeze e me pas me ngjyre te kuqe ne rast se uniformat e skuadrave jane te ngjashme.

Modeli i fundit eshte nje uniforme e kalter qe perdoret nga gjyqtaret gjate nxemjes. Ky sponsor ka firmosur nje kontrate kater vjecare me Shoqaten e Gjyqtareve per t’i furnizuar me uniforma.

Nderkohe ne kete sezon per here te pare gjyqtaret do te marrin pjese ne Konventen e Gjyqtareve te UEFA-s gje qe i ka detyruar te ndryshojne ne kete sezon percaktimin e arbitrave per ndeshjet e kampionatt qe nuk do te jete me me short por me emerim, nje projekt ky qe do t’i sjelle qe vitin e pare arbitrave shqiptar nje fond prej 100 mije frangash zvicerane ne forme trajnimesh.

Top Channel