Bushati zbulon 23 emrat anti-Azerbajxhan

28/08/2009 08:35

Pas mbylljes se kesaj jave te kampionatit, shqiptaret do te duhet t’i kthejne syte nga impenjimet e skuadrave tona perfaqesuese, te cilat do te luajne ndeshjet e tyre eliminatore ne dy javet e para te shtatorit.

Atmosferen si fillim pritet ta ndeze perfaqesuesja U-21, e cila pergatitet te zhvilloje ndeshjen e saj te trete ne grupi 10 te eliminatoreve te Kampionatit Europian U-21, 2009-2011.

Per kete arsye, trajneri Artan Bushati ka bere dje publike listen e futbollisteve, te cilet i ka kerkuar t’i kete ne dispozicion per takimin e 5 shtatorit kunder Azerbajxhanit ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Tekniku i Shpreses ka thirrur 23 lojtare. Bie ne sy fakti se 22 prej tyre vijne nga kampionati shqiptar i futbollit, ndersa Ahmed Januzi eshte futbollisti i vetem qe luan ne nje kampionat te huaj.

Skuadra me e perfaqesuar ne Kombetaren U-21 eshte Flamurtari me pese lojtare.

Shqiperia i ka humbur te dyja ndeshjet e para, te vlefshme per Grupin e 10.

Ne takimin e pare te luajtur kunder Skocise ne Elbasan, kuqezinjte e vegjel u munden 1-0. Ndersa ne te dytin ne Bjellorusi humben 2-1.

Ky eshte rasti me i mire, qe Shqiperia U-21 te marre edhe tri piket e para.

Shpresa U-21

1 A. Januzi Vorskla

2 A. Shehaj Flamurtari

3 B. Tragaj Besa

4 D. Bicaj Tirana

5 E. Karabeci Partizani

6 F. Veliu Flamurtari

7 I. Bejtja Shkumbini

8 J. Thana Teuta

9 P. Arbri Bylis

10 R. Malotaj Dinamo

11 S. Lilaj Elbasani

12 Sh. Moçka Flamurtari

13 V. Hysa Teuta

14 B. Bala Vllaznia

15 O. Gava Elbasani

16 K. Semina Gramozi

17 H. Zeqiri Flamurtari

18 M. Metani Tirana

19 I. Hithi Partizani

20 A. Sykaj Vllaznia

21 E. Mustafarai Shkumbini

22 B. Hajdari Tirana

23 O. Roshi Flamurtari

Top Channel