Vllaznia merr edhe mesfushorin Llenga

27/08/2009 08:10

Albi Llenga eshte blerja me e re e Vllaznise ne prag te perfundimit te afatit zyrtar te mbylljes se merkatos, 31 gushtit.

Behet fjale per nje futbollist te ri dhe te  talentuar, i cili mbulon rolin e mesfushorit me tipare sulmuese. Llenga eshte nje nder te rinjte shqiptare te cilet kane provuar te luajne ne kampionatet e huaja te Europes. Sezonin e fundit ai eshte aktivizuar ne kampionatin grek, ne radhet e skuadres Ethnikos Pireu.

Gjate kesaj vere ai u testua edhe nga skuadra gjermane e Bundesliga 2, Kolbenz, por nuk mundi te arrinte nje marreveshje. Llenga eshte sugjeruar te klubi shkodran pikerisht nga trajneri i perfaqesues U-21, Artan Bushati.

Nderkohe qe ne ndeshjen e kesaj jave, Vllaznia mund te perdore edhe mesfushorin brazilian, Leandro Teo Filo, kartoni i se cilit me ne fund ka mberritur ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Pritet qe ai te aktivizohet ne ndeshjen kunder Apolonise.

Top Channel